Gërvalla thotë se shanset që Kosova të hyjë në rend dite për KiE janë 50/50

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një intervistë për Syri TV ka folur për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

E pyetur nëse më 16 maj do të vendoset në rend dite të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës pika për anëtarësimin e Kosovës, Gërvalla ka thënë se shanset janë 50/50.

Kryediplomatja ka deklaruar se nuk mund të flasë me siguri nëse do të vendoset dhe ka potencuar se sa janë të mëdha shanset për t’u vendosur, janë po aq të mëdha për të mos u vendosur.

“Nuk mund t’iu them as a vendoset a .. është 50/50. Sa janë të mëdha shanset që të vendoset, aq janë të mëdhaja shanset edhe që të mos vendoset”, ka thënë Gërvalla.

Lajmet Gërvalla thotë se shanset që Kosova të hyjë në rend dite për KiE janë 50/50 >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>