Gërvalla takohet me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, fokus thellimi i marrëdhënieve ndërshtetërore

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj nga Turqia, Hakan Fidan, në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia.

“Mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare, fuqizimi i bashkëpunimit në shkëmbime tregtare dhe investime strategjike, ishin temat kryesore të diskutimit në takimin që Gërvalla pati me ministrin Fidan”.

Kështu thuhet në njoftimin e MPJD-së, ku theksohet se Gërvalla e njoftoi Ministrin Fidan rreth prioriteteve të Republikës së Kosovës në proceset integruese dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Gjatë këtij takimi bilateral u diskutua edhe rreth sigurisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit multilateral në tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat po përballen shtetet demokratike.

Lajmet Gërvalla takohet me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, fokus thellimi i marrëdhënieve ndërshtetërore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>