Gërvalla takohet me ambasadorin francez, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE dhe Frankofoni

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot.

Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimi i statusit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, ishin temat e takimit, teksa ata folën edhe rreth  angazhimeve të qeverisë së Kosovës në procesin që po kalon Kosova, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme, në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

 Në fund të takimit, Ministrja Gërvalla falënderoi Ambasadorin Guerot për përkrahje brenda Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, duke vlerësuar se Kosova ndanë vlera të përbashkëta me Francën si në kulturë, shkencë, sport ashtu edhe në fusha të tjera.

Lajmet Gërvalla takohet me ambasadorin francez, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE dhe Frankofoni >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>