Gërvalla: Nuk ka asnjë arsye për ta vazhduar bllokadën, mundësitë janë për ta zhbllokuar që sot

Deputetja e LVV-së, Donika Gërvalla ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për ta vazhduar bllokadën, ku shton se mundësitë janë për ta zhbllokuar që sot.
Për dërgimin e letrës të Albin Kurtit tek LDK, ajo tha se nuk është marrë parasysh.
“Ne përsëri sot bëmë edhe një tentativë për të zhbllokuar procesin se tashmë është krejt i pakuptueshëm.
Nuk ka asnjë arsye për ta vazhduar bllokadën, mundësitë janë për ta zhbllokuar që sot, por nuk u zhbllokua.
Keni qenë dëshmitar të letrës që kryeminstri i ka dërguar LDK-së nuk është marrë parasysh, përkundrazi ka ardh një propozim absurd i cili ta kujton vitin 1999 kur Kosova e sapo dal nga lufta do duhej të gjente zgjidhje tranzitore. Kosova është një demokraci e konsoliduar europiane, një demokraci stabile”, tha Gërvalla. /Rahoveci INFO