Gërvalla në Romë, pjesë në takimin ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”

Me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot do të marrë pjesë në takimin ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, që do të mbahet në Romë.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se nën udhëheqjen e ministrit Tajani në atë takim do të mbahen dy sesione, ku temë kyçe do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si dhe kontributi i sektorit privat në këtë proces, perspektiva e bizneseve italiane.

“Në fjalën e saj para homologëve nga Ballkani Perëndimor, ministrja Gërvalla do të paraqes perspektivën e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit në BE, progresin e arritur në demokraci, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, plotësimin e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon në fushën e sigurisë. Në vazhdën e ‘Ministerialit WB6’ në Romë, ministrja Gërvalla do të takojë homologun e saj për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve qendrore të Italisë”, thuhet në komunikatë.

Lajmet Gërvalla në Romë, pjesë në takimin ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>