Gërvalla: Dialogu mund të japë rezultate kur të dyja palët tregojnë interes

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në konferencën “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë dhe Integrimin Euro-Atlantik”, ku ka folur mes tjerash për dialogun Kosovë-Serbi, për përkushtimin e Kosovës për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për angazhimin në proceset euroatlantike.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Gërvalla ka njoftuar se në këtë diskutim ajo ka theksuar se dialogu me Serbinë mund të japë rezultate vetëm nëse të dy palët do të jenë të interesuara për dialog.

“Në panelin “Drejtimet e politikave dhe angazhimi diplomatik”, nën moderimin e kryetarit të Këshillit për Qeverisje Gjithëpërfshirëse, z. Alex Roinishvili Grigorev, diskutuam në një prej paneleve me ambasadorët Jeffrey M. Hovenier, Jörn Rohde dhe Thomas Szunyog. Theksova përkushtimin tonë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë, duke vlerësuar se dialogu me Serbinë mund të japë rezultate vetëm nëse të dy palët do të jenë të interesuara për dialog, e jo nëse, ndërkohë që shkojmë në Bruksel për të dialoguar, njëra palë përgatit sulm ndaj Republikës së Kosovës.

Më tej fola edhe për angazhimin tonë në proceset euroatlantike, duke qenë të bindur që Kosova, me këtë ritëm të progresit të arritur në demokratizim, sundim të ligjit dhe zhvillim të qëndrueshëm, do të jetë prijëse në integrimin në strukturat euroatlantike”, ka shkruar Gërvalla.

Kjo konferencë është organizuar nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, me mbështetje të organizatës Friedrich Ebert Stiftung në Prishtinë.

Lajmet Gërvalla: Dialogu mund të japë rezultate kur të dyja palët tregojnë interes >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>