Gërvalla: BE-ja ta çojë draftin e Lajçakut në Venecia, ne s’e çojmë në Kushtetuese të ndarë nga marrëveshja

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, thotë se qeveria do ta shqyrtojë draftin e BE-së për Asociacionin vetëm nëse Serbia e zbaton në tërësi marrëveshjen bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Sipas saj, Kosova nuk mund të dërgojë draftin e Miroslav Lajçakut për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese si pjesë të ndarë nga marrëveshja e arritur vitin e kaluar, por vetëm si pjesë e pakos që parasheh edhe planin e detajuar të implementimit.

Kryediplomatja Gërvalla në një intervistë për KP thotë se drafti i asociacionit në formën aktuale, i shkëputur nga pakoja e Brukselit nuk mund të procedohet, pavarësisht presionit ndërkombëtar dhe kushteve që mund të jenë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Si zgjidhje të duhur ajo e konsideron mundësinë që BE këtë draft ta dërgojë në Komisionin e Venecias për vlerësim. Megjithatë, ajo thotë se janë të gatshëm të ulen me përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, në mënyrë që qeveria të hartojë një draft-statut të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lajmet Gërvalla: BE-ja ta çojë draftin e Lajçakut në Venecia, ne s’e çojmë në Kushtetuese të ndarë nga marrëveshja >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>