Gentiana Beqa vazhdon shkëlqimin për Shqipërinë, këto janë rezultatet mbresëlënëse në Spanjë

Ekipi kombëtar i fitnesit dhe bodybuildingut të Shqipërisë në datat 3 -8 Maj 2023 mori pjesë në Kampionatin Europian të Fitness & Bodybuilding, që u zhvillua në qytetin Santa Susana të Spanjës.
Në këtë evropian morën pjesë rreth 1000 sportistë nga 34 shtete,
Rezultatet e arritura janë: 3 medalje ari, 1 argjendi, një vend të katër, tre vend të pesta, një vend të gjashtë.
Sportistja nga Gjakova që e përfaqëson Shqipërinë, Gentiana Beqa u shpall kampione në kategorinë Senior Wellness Fitness 164 cm dhe Kampione Absolute në kategorinë Over All.
Marjan Hoxhaj u shpalla kampion në kategorinë e fitnesit Men’s Physique Junior 16-20 years, derisa
Edmond Met’hasani nënkampion në kategorinë Senior Men’s Classic Physique -180.
Lajmet Gentiana Beqa vazhdon shkëlqimin për Shqipërinë, këto janë rezultatet mbresëlënëse në Spanjë >> Rahoveci.INFO.