Gazment Bardhi: PD më e bashkuar se kurrë, sjellim ndryshimin në 2025

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Rithemelimit kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e Dibrës.

Nënkryetari i PD-së tha gjatë fjalës së tij se kjo parti, pas gati dy vitesh është e bashkuar dhe më e fortë se kurrë.

Bardhi tha se PD-ja është gati për të fituar zgjedhjet dhe për të sjellë ndryshimin në vitin 2025.

“Një tjetër leksion që ne kemi marrë nga Dibra, ishte nevoja për bashkim. Sa herë keni qenë të bashkuar e keni mundur Partinë Socialiste. Lajmi për çdo demokrat kudo në Shqipëri, është se pas dy vitesh, PD është e bashkuar dhe absolutisht më e fortë. Dhe është gati për të fituar zgjedhjet e vitit 2025. Rruga e Arbrit jo vetëm nuk ka përfunduar, por ishte gjysëm e shkatërruar. Paratë në vend që të shkojnë në vendin e duhur, shkojnë në xhepat e ministrave dhe drejtorëve. PD nga gabimet e bëra në të shkuarën kemi mësuar, jemi të vendosur që në këtë periudhë 1-vjeçare të trokasim në çdo derë për të fituar besimin e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Ne kemi përgjegjësim që të sjellim ndryshimin në 2025. 

Lajmet Gazment Bardhi: PD më e bashkuar se kurrë, sjellim ndryshimin në 2025 >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>