Gazetari i RTV21 me Parashqevi Simakun, publikon fotografi që s’janë parë më herët

Gazetari i mirënjohur i Rahoveci INFO, Bahtir Cakolli, ka publikuar disa fotografi ekskluzive ku shihet së bashku me këngëtaren shqiptare më të përfolur në media kohën e fundit, Parashqevi Simakun.
Cakolli ka treguar se këto foto janë realizuar në vitet e 90-ta teksa po e realizonin një intervistë.
“Kujtime me Parashqevi Simakun, në intervistën e parë me të gjatë fillimviteve të 90-ta. Kënaqësi biseda me të, por edhe thjesht interpretimi dhe zëri i saj i mahnitshëm!”, ka shkruar Cakolli.
Parashqevi Simaku ka disa ditë që është në qendër të vëmendjes mediale e të shqiptarëve gjithandej botës, pasi ajo u shfaq në një storie televizive në SHBA si e pastrehë.