Gazetari anglez e bën të kryer transferimin e Armando Brojës
Armando Broja është pranë huazimit te skuadra e Ipusiç në Premier Ligën angleze.
Gazetari anglez, Stuart Uatson, i cili është shumë pranë klubit të Ipsuiç, raporton se palët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për sa i përket huazimit të sulmuesit shqiptar drejt klubit të sapo ngjitur në Premier Ligë.
Broja kërkon të marrë sa më shumë minuta, për të kapur formën e duhur, teksa Ipsuiçi duket një mundësi ideale për të.
Bëhet fjalë për një huazim 1-vjeçar me të drejtë blerje për 30 milionë funte, në rast se Ipsuin siguron qëndrimin në Premier Ligë.
Broja do të udhëtojë për teste mjekësore në 24 orët e ardhshme pasi po përgatiten edhe kontratat mes klubeve.
Lajmet Gazetari anglez e bën të kryer transferimin e Armando Brojës >> Rahoveci INFO.