Gazetarët “thumbojnë” Metën: Ke ashpërsuar tonet ndaj SPAK sepse e di që do të të arrestojnë?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sërish kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumanin gjatë një konference që pati me gazetarët gjatë ditës së sotme.

Pyetjet e gazetarëve ishin të drejtpërdrejta dhe thumbuese në tërësinë e tyre.

Pyetje: Ju e dinit muaj para shpalljes non-grata se çdo të ndodhte me Sali Berishën. Mos vallë keni informacion edhe për arrestimin tuaj përderisa keni ashpërsuar tonet ndaj SPAK?”

Kësaj pyetje, Meta iu përgjigj tërthorazi teksa tha se mund të jetë Dumani ai që mund të përfundojë pas hekurave.

“Nuk kam patur asnjë komunikim me zotin Berisha për këtë çështje. Kisha në zyrë zotin Alfred Lela që do t’i bashkohet grupit që do të ngjisim majën e çikës.

Deri tani jemi 150 vetë. Unë s’kam asnjë shqetësim, sepse mund të ndodhë edhe e kundërta. Por është e qartë se janë po aq të vërteta informacionet se Altin Dumani duke kapur disa “laraska” shpreson që të ndërtojë akuza kundër Ilir Metës.

Unë jam burrë dhe nuk i llogaris buburrecët. Jam i vetëdijshëm për rolin historik që kam unë sot. Rrethimi i vogël ndaj Ilir Metës ka përfunduar”, – tha Meta.

Lajmet Gazetarët “thumbojnë” Metën: Ke ashpërsuar tonet ndaj SPAK sepse e di që do të të arrestojnë? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>