Gazeta britanike “The New European”: për Albin Kurtin Mezi gjindet një person që nuk e voton LVV-në në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Gazeta e njohur britanike “The New European” ka shkruar sot për zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë, dhe për mbështetjen e madhe që gëzon Lëvizja VETËVENDOSJE! për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo medie e përshkruan perspektivën e zgjedhjeve të Kosovës përmes një udhëtimi nga jugu i Italisë në Prishtinë, në kryeqendrën e Kosovës, në një kafe tejet të frekuentuar Tillt Radio Bar në Prishtinë.Në këtë artikull përshkruhet se sipas bisedave të gazetarit me klientët e kësaj kafe, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia që ka udhëhequr Kosovën pritet të jetë forca dominues në zgjedhjet e ardhshme, dhe nëse do t’u besohet sondazheve të fundit, do të fitojë më shumë se gjysmën e votave. Me sistemin proporcional të Kosovës, kjo do të thotë se LVV mund të qeveris vetëm, pa pasur nevojë për një partner tjetër koalicioni.Më tej, kjo gazetë thekson se gratë votojnë me shumicë dërrmuese për LVV, ashtu si të rinjtë dhe diaspora. Qytetarët kosovarë që jetojnë në mbarë botën, duke përfshirë 30 mijë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë të drejtë vote, me postë ose në ambasadën e Kosovës në vendin e tyre, edhe ata gjithashtu votojnë me shumicë dërrmuese për LVV.