Gattuso merr drejtimin e Italisë

Gennaro Gattuso është emëruar zyrtarisht si trajneri i ri i ekipit kombëtar italian të futbollit, njoftoi presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina.

Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet të enjten, më 19 qershor, në një konferencë për shtyp në Romë.

Gattuso ishte anëtar i ekipit kombëtar italian që fitoi Botërorin 2006 dhe bëri 73 paraqitje për Azurët. Ai ishte gjithashtu anëtar i ekipit që fitoi evropianin nën 21-vjeç në vitin 2000.

Ai e ndërtoi karrierën si trajner në klube të tilla si Milan, Napoli, Valencia, Olympique Marseille dhe Hajduk Split.

Federata Italiane shkarkoi trajnerin aktual Luciano Spalletti pas humbjes nga Norvegjia në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2026, por e lejoi atë të drejtonte ekipin në ndeshjen finale kundër Moldavisë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker