Gashi: Ligjin për Buxhetin Grupi Parlamentarë i LDK nuk do ta dërgojë në Kushtetuese

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot ka thënë, se trajtimi i komisionit të projektligjit për ndarjet buxhetore nuk ka qenë në rend të ditës dhe ka kufizuar të drejtat dhe mundësitë e deputetëve që të japin mendimet e tyre.
“Ka ndodhur një shkelje procedurale që ndër vete përmbanë shkelje kushtetuese, është hedhur në votim një çëshje cila nuk ka qenë fare në rend të ditës, hyrja në votim e shkurtimit të afateve dhe procedurave për trajtimin në shqyrtimin e dytë dhe trajtimin e komisionit të projektligjit për ndarjet buxhetore nuk ka qenë në rend të ditës dhe kjo ka kufizuar të drejtat dhe mundësitë e deputetëve që të japin mendimet e tyre. Kjo është një shkelje e rëndë kushtetuese duke u pamundësuar deputetëve që të bëjnë amandamente dhe propozime sepse janë lënë vetëm dy ditë kohë për të bërë amandamente në projektligjin për ndarjet buxhetore”, tha Gashi.
Gashi tutje tha e ligjin për Buxhetin Grupi Parlamentarë i LDK nuk do ta dërgojë në Kushtetuese
“Duke e marrë parasysh që Ligji për Buxhetin është ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm për financat e shtetit ne si GP nuk do ta dërgojmë në Kushtetuese por ne i bëjmë thirrje presidentes së Kosovës që të jetë në detyrën e vet kushtetuese dhe të garantojë që ligji të kthehet në kuvend dhe t’i plotësojë kriteret e duhura. Kjo do të garantonte një funksionalitet dhe vendi do të kishte buxhet, përndryshe kur të shkojmë në zgjedhje, pa buxhet, është jashtëzakonisht e rrezikshme. Shkuarja në zgjedhje nën hipotezën që ne e dërgojmë ligjin për buxhetin në Kushtetuese ai do të bllokohet të paktën për 6 muaj dhe kjo do të thoshte kolaps për financat e shtetit. Nuk jemi të interesuar për kolaps, nuk do ta bëjmë”, tha ai.
Tutje Gashi nga LDK tha se problemi i dytë që është këshilla juridike që ka dhënë këshilltari juridikë në Kuvend me dy pika tjetra që kanë të bëjnë me ligjin për ndarjen buxhetore.
“Problemi i dytë që është vërejtur dhe është diskutuar dhe që mbetet problem i cili është konstatuar edhe me këshillën juridike që ka dhënë këshilltari juridikë në Kuvend është më dy pika tjetra që kanë të bëjnë me ligjin për ndarjen buxhetore”, tregon deputeti Gashi. /21Media