Gashi: Kemi bashkëpunim me autoritetet suedeze për të zbardhur vrasjen e Liridona Ademajt

Ndonëse nuk tregoi nëse dihet ende se cili është motivi i vrasjes së Liridona Murseli – Ademajt, kryeprokurori i ri i Prishtinës, Zejnullah Gashi tha se për zbardhjen e plotë të këtij rasti janë duke bashkëpunuar edhe me autoritetet suedeze, dhe jo vetëm.

“Për momentin rezervohem të jap informata të tjera për arsye se jemi në bashkëpunim të plotë edhe me autoritetet suedeze, por edhe me autoritetet e disa shteteve tjera sa i përket informatave të tjera që shpijnë kah motivi i kësaj vepre penale” – u shpreh Gashi në një intervistë në KallxoPernime.

Në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt i pandehur është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Murseli është arrestuar më 01.12.2023, dy ditë pas vrasjes së Liridonës. Prokuroria ka ngritur dyshimet ndaj Murselit se kishte porositur vrasjen e bashkëshortes së tij.

Në anën tjetër, përveç Murselit, të arrestuar janë edhe Granit Plava që dyshohet se ishte ekzekutori dhe Kushtrim Kokalla që dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Të tre të dyshuarit janë nga Gjakova. Dosja e Prokurorisë përmendë rolet e të tre të dyshuarve në vrasjen e Liridona Ademajt më 29.11.2023.

Fillimisht rasti u raportua si grabitje me pasojë vrasje, ndërsa më pas vepra u rikualifikua në vrasje të rëndë, pasi që Prokuroria tha se ngjarja ishte inskenuar.

Kryeprokurori Gashi se zbulimi i rastit të Liridona Ademajt ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm.

“Për 24 orë edhe Prokuroria edhe Policia e kanë zbulu situatën” – tha Gashi.

Tutje ai tha se për hetimin e këtij rasti, jo vetëm prokurori i rastit, por i gjithë menaxhmenti i prokurorisë kanë punuar për ta zbuluar si ngjarje.

“Ka pas shumë aktivitete për rastin në fjalë, janë marr të gjitha masat, kemi marr dëshmi e kemi intervistu dëshmitar” – tha Gashi.

I njëjti shtoi se hetimet në këtë situatë vazhdojnë të jenë intensive, prandaj tha se e ka të pamundur të flas për motivet që shpien deri tek vrasja e Liridonës.

Lajmet Gashi: Kemi bashkëpunim me autoritetet suedeze për të zbardhur vrasjen e Liridona Ademajt >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>