Gani Geci lirohet nga burgu: E kam kry si burrat

Gani Geci është liruar sot nga burgu. Pas daljes në liri, Geci ka thënë se e ka përfunduar burgun siç “e kryejnë burrat”.

Ai ka thënë se ka gjëra për të thënë, por ka paralajmëruar se do të flasë pas disa kohësh.

Siç ka pretenduar Geci menjëherë pas daljes nga burgu, janë bërë disa shkelje në rastin e tij nga Ministria e Drejtësisë.

Më 4 qershor 2021, Gani Geci ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Mitrovicës për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gushtin e vitit 2014.

Geci ishte dënuar me 3 vite e gjysmë burg.

Në janar të vitit 2023, Geci në një postim në “Facebook” kishte bërë të ditur për urdhëresën që kishte marrë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës që të paraqitet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë më 4 janar 2023.

Duke e llogaritur kohën që kishte kaluar në paraburgim, Gecit i kishin mbetur që të kalonte në burg edhe 1 vit e 8 muaj.

Lajmet Gani Geci lirohet nga burgu: E kam kry si burrat >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>