​Futsall/ Kosova para dy sfidave të vështira për Euro 2026

Kombëtarja e Kosovës në futsall tash e disa ditë është duke u përgatitur për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2026, që do t’i zhvillojë gjatë këtij muaji. Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 10, bashkë me Francën, Gjeorgjinë dhe Bullgarinë.

E duelin e parë do ta zhvillojnë si mysafirë të premten kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, derisa më 17 dhjetor do të luajnë në shtëpi kundër Bullgarisë. Kjo është hera e parë që Kosova kualifikimet për Evropian i nis nga ‘Main Round’, ku 10 ekipet e renditura në pozitën e parë i bashkohen Letonisë dhe Lituanisë si nikoqire në finalet e Euro 2026, derisa tetë ekipet më të mira të vendeve të dyja luajnë në ‘play-off’ në shtator për katër bileta tjera të Evropianit.

Përzgjedhësi Agon Ramadani dhe lojtarët Ramadan Alaj, Bajram Ramadani dhe Mërgim Dervishaj u shprehën optimistë se në këtë cikël kualifikues do të tregojnë paraqitje më të mira dhe pse jo të jenë befasia e grupit.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker