Futbollisti i Ferizajt operohet me sukses, por nuk do të luaj më këtë edicion

Filip Gligorov gjatë afatit kalimtar të janarit është bashkuar me Ferizajn.

Mbrojtësi i djathtë maqedonas ka shkëlqyer në elitën e futbollit kosovar, por ai ka pësuar një lëndim të rëndë të mërkurën në sfidën ndaj Drenicës.

Ai është operuar sot në Shkup, derisa nuk pritet të luaj më këtë edicion duke qenë një mungesë e madhe e Ferizajt.

Klubi bardhekaltër ka njoftuar se operimi ka shkuar me sukses.

Njoftimi i plotë nga Ferizaj:

Mbrojtësi ynë i djathtë, Filip Gligorov, që u lëndua në ndeshjen e djeshme kundër Drenicës, sot i është nënshtruar operimit. Lajmi i mirë është që Gligorov e ka kaluar me sukses këtë intervenim kirurgjik.

Ai u detyrua që të largohet nga fusha në pjesën e parë pas një dueli në mesin e fushës.

Pas ekzaminimeve mjekësore, u konstatua se ai kishte thyer klavikulën e djathtë.

Operimi u krye në spitalin “Acibadem Sistina” në Shkup.

Filipit, mbrojtësit të djathtë, më cilësor e profesional në Superligë, i urojmë shërim e rikthim sa më të shpejtë në fushën e gjelbër.

Lajmet Futbollisti i Ferizajt operohet me sukses, por nuk do të luaj më këtë edicion >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!