Fundjava me shi, java tjetër me temperatura më të larta

Këtë fundjavë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët e me riga të kohëpaskohëshme të shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë deri mesatare.

Sipas IHMK-së, të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

IHMK ka njoftuar se java e ardhshme parashihet me kushte të mira meteorologjike, me temperatura mbi 20 gradë Celsius./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker