Fund tragjik për 21-vjeçarin shqiptar në Gjermani, sherri me kurdin i merr jetën një natë para Vitit të Ri

Një 21-vjeçar shqiptar në Gjermani humbi jetën tragjikisht pas një sherri me një 30-vjeçar kurd.

Ngjarja u shënua rreth orës 19:34 minuta të 30 dhjetorit 2023 jashtë një klubi pranë Schuhmacherort në Heide.

Mediat gjermane duke iu referuar hetimeve paraprake bëjnë të ditur se gjatë përleshjes është përdorur një çekiç dhe një thikë.

21-vjeçari ka gjetur vdekjen në rrugë pas goditjeve vdekjeprurëse.

I plagosur ka mbetur dhe 30-vjeçari kurd i cili është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes.

Lajmet Fund tragjik për 21-vjeçarin shqiptar në Gjermani, sherri me kurdin i merr jetën një natë para Vitit të Ri >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>