”Ftohtë e nxehtë” këtë të diele vjen nga Tirana në shtëpitë tuaja

Intervista ekskluzive, fytyrat më IN të momentit dhe detaje të bukura nga rrugët e kryeqytetit shqiptar, drejt ambientit më “chic” të momentit – Melody Rouge – ku mikpritja, muzika dhe energjia u bënë një!
Për herë të parë pas 2 vitesh heshtje, Bes Kallaku vjen EKSKLUZIVISHT në ‘FTOHTË E NXEHTË’ dhe rrëfen GJITHÇKA për atë që u fol për të, tash e sa kohë!
Edhe Eli Malaj sjell të papritura që nuk i imagjinoni dot, përmes tregimeve unike të saj!
Intervistat më të veçanta me Krusitën dhe Dejzon dhe kokteji më i shijshëm që do të të bëjë të harrosh realitetin, përgatitur nga mjeshtri Ilir Dushkaj!
“FTOHTË E NXEHTË” këtë herë është më shumë se një emision – është një eksperiencë, një udhët i bukur nga e jona Shqipëri!
Mos e humb kënaqësinë e të dielës!