FSK-ja kryen stërvitje për qitje me kontingjentin turk të KFOR-it

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se ka kryer stërvitje për qitje me kontingjentin turk të KFOR-it.

Në njoftim thuhet se trajnimi njëjavor qëllim kishte ngritjen e kapaciteteve luftarake të personelit të FSK-së.

“Në kuadër të bashkëpunimit me kontingjentit Turk në Poligonin e stërvitjes në Babaj Bokës ka përfunduar trajnim ‘’HARR 66’’ i realizuar nga instruktoret kontingjentit Turk që shërbejnë në Kosovë, trajnimi një javor qëllim kishte ngritjen e kapaciteteve luftarake të personelit të FSK-së, nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore (R2K),ku në kuadër të planit të trajnimit janë realizuar edhe qitja reale për të testuar aftësitë e fituara nga trajnimi”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të trajnimit të pranishëm ishin shefi i shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha, Komandanti i Regjimentit të dytë të KFT-së, Nënkolonel Jaser Mulla, instruktorët dhe përfaqësues nga kryesia e këshillit turk.

Lajmet FSK-ja kryen stërvitje për qitje me kontingjentin turk të KFOR-it >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>