Fshehje pasurie/ SPAK merr në hetim deputetin e PD, Asllan Dogjani
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie.
Pak ditë pasi u morë në pyetje në SPAK, organi i akuzës ka kërkuar informacione në disa institucione për ligjvënënësin democrat.
Kujtojmë që në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.
Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment publik për mediat.
Lajmet Fshehje pasurie/ SPAK merr në hetim deputetin e PD, Asllan Dogjani >> Rahoveci INFO.