“Fsheh vila 700 mijë € në Lalëz”, Veliaj risjell akuzat e Bardhit për Nokën: Pështynin njëri-tjetrin

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u shfaqën sot bashkë në një protestë para Bashkisë së Tiranës, e cila u duk se dirigjohej Argita Berisha.

Gjatë një takimi me administratorët e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj risolli në vëmendje akuzat e pak javëve më parë, kur Gazment Bardhi akuzonte Flamur Nokën për lidhje me oligarkët dhe fshehje të vilës 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.

“Ka punë që kanë nevojë edhe të shpjegohen, siç është rasti për t’i shpjeguar edhe përpara drejtësisë. Por, ta dëgjosh këtë nga Gaz Bardhi dhe Flamur Noka… Flamur Noka me një fjalor me 13 fjalë e gjysmë, vetëm hungërin në Parlament, hungërin në rrugë. Është një njeri që nuk di të artikulojë dot një fjali korrekte nga fillimi deri në fund. Dhe ti thua, t’i lësh Flamur Nokës Bashkinë e Tiranës!? Gaz Bardhi i thoshte publikisht: “Ti bleve vilë 700 mijë euro” dhe pastaj këtë e zgjodhën kryetar.

Pra, sa më shumë shpif, këta të zgjedhin kryetarin e tyre. Gaz Bardhi, pasi i poshtëroi të gjithë, Saliut i tha je “babi i Zenit”, por pastaj thanë: “Ky që na poshtëroi të gjithëve, ky që na shau, ky që na paditi, këtë do bëjmë kryetar, se ky është më i miri ndër nesh”. I shikoja të dy bashkë sot dhe m’u kujtua hera e fundit që i pashë përballë, pështynin njëri-tjetrin, duke treguar vilat që kishin marrë nga bizneset. Sot flasin këta për transparence!?”, deklaroi Veliaj.

Lajmet “Fsheh vila 700 mijë € në Lalëz”, Veliaj risjell akuzat e Bardhit për Nokën: Pështynin njëri-tjetrin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>