Frikë nga fruthi, Ministria e Shëndetësisë: Të lindurit e viteve ‘80-‘99 do rivaksinohen

Te gjithë personat e lindur përpara viteve 2000, që nuk e dokumentojnë rivaksinimit ndaj fruthit, duhet të vaksinohen.

Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Shëndetësisë, personat që kanë lindur në vitet 80-99 që nuk janë vaksinuar me dozën e dytë të fruthit duhet të vaksinohen.

Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar nëpër qendra shëndetësore me orientime për identifikimin e dhe izolimin e rastit me fruth por dhe për rritje të vaksinimit.

Situata
Alarmi i dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se rastet me fruth në Europë u 30-fishuan në 2023 dhe identifikimi i më shumë se 17 rasteve vetëm përgjatë janarit në Shqipëri ka ngritur në alert strukturat shëndetësore.

Hetimi epidemiologjik për rastet tashmë të konfirmuara vazhdon ende nga mjekët dhe specialistët e Institutit të Shëndetit Publik.

Paralelisht me kapjen në kohë të kontakteve të fëmijëve të sëmurë, mjekët e poliklinikave po bëjnë dhe identifikimin në terren të të gjithë fëmijëve që nuk janë vaksinuar.

Përhapja e fruthit sipas bluzave të bardha vjen nga mos injektimi i vaksinës nga më shumë se 24% e fëmijëve të moshës 1 vjeç.

Specialistët e ISHP, në raportet e tyre bëjnë me dije se në Tiranë janë më shumë se 13 mijë fëmijë, ndërsa mbulesa vaksinale është 73% me dozën e parë të vaksinës.

Kjo bën që për epidemiologët, kryeqyteti të jetë më i rrezikuar nga shpërthimi epidemik i fruthit.

Po ashtu, edhe Fieri, ku mbulesa vaksinale është rreth 80% si dhe qyteti i Durrësit. Këto cilësohen sipas specialistëve si qarqet me potencial më të lartë për të pasur shpërthime epidemike, ndaj kërkohet që prindërit të sensibilizohen dhe të vaksinojnë fëmijët e tyre.

Lajmet Frikë nga fruthi, Ministria e Shëndetësisë: Të lindurit e viteve ‘80-‘99 do rivaksinohen >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>