Franca reagon ashpër ndaj veprimeve të qeverisë në veri

Franca ka deklaruar se dënon ashpër “shtimin e veprimeve të njëanshme” të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, duke theksuar se këto veprime ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb.

Në një reagim zyrtar, Ministria e Jashtme e Francës ka paralajmëruar se këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, çka mund të pengojë realizimin e perspektivës evropiane të dy vendeve.

“Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i ri i njëanshëm, i cili do të kontribuonte më tej në përshkallëzimin e tensioneve,” thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme e Francës gjithashtu ka inkurajuar të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, për të përparuar në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër.

Lajmet Franca reagon ashpër ndaj veprimeve të qeverisë në veri >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>