FOTOLAJM/ Stadiumi i Dortmundit i ngjyrosur kuqezi
Atmosferë elektrizuese në stadium, tifozët “Kuq e Zi mbizotërojnë në Signal Iduna Park. Ata janë më shumë se tifozët e kombëtares italiane.
Shqiptarët e mbledhur nga vende të ndryshme të Europës ku jetojnë e punojnë, por kanë udhëtuar edhe nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.
Në këtë mënyrë konfirmohet ajo ç’ka është folur në media këto ditë. Shqipëria padiskutim që do fitojë duelin në shkallët e stadiumit, pavarësisht se çfarë ndodh në fushën e blertë.
Vlen të theksohet se Shqipëria i shënoi Italisë golin më të shpejtë të Europianit, vetëm pas 27 sekonda lojë. Bajrami “bombardoi” portën e Donnarummës me të djathtën duke shtangur gardianin italian.
Lajmet FOTOLAJM/ Stadiumi i Dortmundit i ngjyrosur kuqezi >> Rahoveci INFO.