FOTOLAJM/ Kryeministri Edi Rama në stadium për finalen Dortmund-Real Madrid

Në Wembley të Londrës u luajt këtë mbrëmje finalja e Ligës së Kampioneve mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin e bardhë 0:0. I pranishëm në stadium në këtë finale të madhe ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Rama është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Pranë tyre është edhe Rudi Voller, që është aktualisht drejtor teknik në kombëtaren e Gjermanisë.

Tribuna VIP kishte edhe plot personazhe të tjerë të njohur nga bota e futbollit, politikës, artit, showbizit, botës televizive etj.

Real Madrid ngriti për herë të 15-të trofeun pasi mundi Dortmundin 2:0, me dy gola që erdhën pas minutës së 70.

Lajmet FOTOLAJM/ Kryeministri Edi Rama në stadium për finalen Dortmund-Real Madrid >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>