FOTO/ Vidhet “Range Rover” luksoz në Durrës, pronari: Sapo e kisha blerë! Autori ishte me…

Një automjet tip fuoristradë “Range Rover” është vjedhur me thyerje në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Vjedhja ndodhi në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, përballë një shkolle 9-vjeçare, ku pronari i automjetit parkonte zakonisht automjetin e blerë pak ditë më parë.

Kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë fiksuar dhe autorin e vjedhjes së automjetit që vjen në këmbë dhe largohet me automjetin e vjedhur.

“E mora vesh kur u çova në mëngjes për të shkuar në punë dhe pashë që nuk ishte makina. Ishte thyer xhami i shoferit. Me anë të kamerave u pa se është marrë në orën 03:30 nga një person i veshur me xhaketë gri dhe kapele të zezë. Pas kësaj ore nuk di më asnjë informacion për makinën”, tha pronari i automjetit, Herald Dervishi.

Automjeti i vjedhur ka pasur sistem alarmi, por ai nuk është aktivizuar.

Sipas Dervishit, kohët e fundit ky lloj mjeti ka rënë shpesh pre e hajdutëve, ndërsa apelon për ndihmë dhe kundrejt pagesës.

“Vetëm kësaj lloj makine po i bien. Është “Range Rover Evogue’ i vitit 2012 me motor 2000 nafte. Shpresoj ta gjej dhe me mirëkuptim, ose dhe kundrejt një pagese, shpërblimi. Ta paguaj e të gjej makinën. Shpresoj te i madhi Zot, Policia para, ne prapa”.

Me të marrë denoncimin për vjedhjen e mjetit policia vendore ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit të cilat po vlerësohen për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.

Dyshimet janë që automjetet vidhen për t’u shitur e përdorur më pas në ngjarje kriminale, por edhe për t’u çmontuar për pjesë.

Lajmet FOTO/ Vidhet “Range Rover” luksoz në Durrës, pronari: Sapo e kisha blerë! Autori ishte me… >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>