FOTO / Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime ditore gjatë ditës dhe natës në kufi me Serbinë

Ushtarët e kontingjentit turk që shërbejnë në kuadër të KFOR-it sot kanë realizuar një kontroll të sigurisë përgjatë vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

KFOR ka bërë të ditur se ushtarët e misionit të NATO-s kryejnë patrullime gjatë ditës dhe natës përgjatë vijës kufitare.

“Ushtarët turq të dislokuar në Kosovë si pjesë e KFOR-it kryejnë një patrullë sigurie përgjatë vijës kufitare administrative. Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime ditore gjatë ditës dhe natës përgjatë vijës administrative. KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, ka njoftuar KFOR-i.

Lajmet FOTO / Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime ditore gjatë ditës dhe natës në kufi me Serbinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>