FOTO / Streha e drerëve në Orllan të Podujevës

Në fshatin Orllan të Podujevës, një tufë drerësh thyenin qetësinë e këtij fshati piktoresk.

Këto janë kafshët e fermës së familjes Tullari.

Ferma shtrihet në një sipërfaqe prej shtatë hektarësh.

Radio Evropa e Lirë më 11 janar vizitoi fermën dhe ju sjell këto fotografi të bukura të drerëve.

Një shtresë e bardhë bore kishte mbuluar fshatin Orllan në Podujevë më 11 janar. Zhurmat e vrapimeve të shpejta të drerëve thyenin qetësinë e këtij fshati piktoresk.
Agron Tullari që kryesisht kujdeset për drerët, i quan krijesa të dashura për njerëzit.
Drerët dhe drenushat në këtë fermë, janë të llojeve të ndryshme por dominojnë raca skandinave dhe evropiane.
Synimi i familjes Tullari është rritja e numrit të drerëve dhe për këtë merren edhe me shtimin e tyre.
Gjatë kësaj faze këto kafshë janë pak më agresive.
Drerët në fermën e familjes Tullari.
Gjetja e statistikave për praninë dhe racat e drerëve në Kosovë është e vështirë.

Lajmet FOTO / Streha e drerëve në Orllan të Podujevës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>