FOTO/ Protestuesit e PD sjellin goma para parlamentit, i njëjti skenar si te Bashkia e Tiranës
Ka nisur protesta e opozitës përpara parlamentit të Shqipërisë, që po mban seancë plenare.
Protestuesit kanë sjellë goma automjetesh përpara Kuvendit.
Kujtojmë se protestuesit e PD-së kishin marrë goma me vete edhe në protestën e organizuar përpara Bashkisë së Tiranës, të cilat i dogjën përpara institucionit.
Përpos gomave, protestuesit kanë sjellë edhe vezë, portokalle, por edhe pankarta, ku shkruhet “Narko qeveri”.
Kujtojmë se në protestën para Bashkisë u protestua për aferën e dosjes 5D, ndërsa sot për investigimin e RAI3.
Lajmet FOTO/ Protestuesit e PD sjellin goma para parlamentit, i njëjti skenar si te Bashkia e Tiranës >> Rahoveci INFO.