FOTO / Policia në kërkim të dyshuarve për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia e Kosovës është në kërkim të personave të dyshuar Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha, të kërkuar për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë.

Policia e Kosovës thotë se edhe pse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, si kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj., megjithatë personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati.

Prandaj policia kërkon nga qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personave të dyshuar ta ndajnë me policinë.

Postimi i plotë i policisë:

Kërkesë për bashkëpunim për vendodhjen personave të dyshuar

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.

Personat e dyshuar Ahmet ( Ali)  Berisha dhe Naim (Ali)  Berisha kërkohen për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë.

Ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj. personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar  na kontaktoni direkt në:

E-mail: info@kosovopolice.com

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android #app: Lajmero Policine

Tel: 192

Lajmet FOTO / Policia në kërkim të dyshuarve për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>