FOTO / Peci mbolli vreshtin e parë eksperimental të fidaneve rezistente në Leposaviq

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në fshatin Zhazhë të komunës së Leposaviqit përveç boronicës, qershisë, gështenjave, dardhave e kumbullave ka mbjellur edhe vreshtin e parë eksperimental të fidaneve rezistente sikurse është: Muscat Blu, Katarina dhe ISI Kernlos.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se veriut të Kosovës i duhet prezencë, gjallëri e zhvillim.

Postimi i plotë:

💚Dashurisë së përhershme për Kosovën i është bashkangjitur edhe dashuria për bujqësinë!

🌱E si shkëndijë dhe motiv për dashurinë e re – bujqësinë, ka shërbyer puna dhe djersa e gjithë atyre bujqëve e blegtorëve me duar të arta që pata fatin t’i takoj dhe ndihmoj gjatë këtyre viteve si Ministër i Bujqësisë.

🍀Janë rreth 1420 fidane të kulturave të ndryshme, të cilat kanë lëshuar rrënjë e marrin frymë thellësive të dheut të vendlindjes.

🌞Thirrjes sime se toka nuk duhet lënë djerrinë si Ministër i Bujqësisë, e kam kthyer në obligim për Fatonin si individ e qytetar i Republikës së Kosovës.

☀Përveç tjerash, Veriut të Kosovës i duhet prezencë, gjallëri e zhvillim. E kjo është edhe një nga mënyrat se si, tokës sonë të të parëve, t’ia shtojmë vlerën e t’ia dijmë rëndësinë.

Përveç boronicës🫐, qershisë🍒, gështenjave, dardhave🍐 e kumbullave në Zhazhë mbolla edhe 🍇vneshtin e parë eksperimental të fidaneve rezistente sikurse është: Muscat Blu, Katarina dhe ISI Kernlos.

🇽🇰Toka e Kosovës është thesar në vetvete! Ky thesar shndërrohet në ar kur gjejmë damarëve të dheut amanetin e të parëve tanë e kur të njëjtin amanet ua përcjellim edhe fëmijëve tanë si udhërrëfyes për begatinë.

E dua Kosovën!💙💛

E dua Vendlindjen!🫶

Lajmet FOTO / Peci mbolli vreshtin e parë eksperimental të fidaneve rezistente në Leposaviq >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>