FOTO / Osmani dekoron post-mortem pjesëtarin e UÇK-së, Francesco Bider, me Urdhrin “Hero i Kosovës”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekoruar post-mortem pjesëtarin e UÇK-së, Francesco Bider, Bider i cili ka qenë pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, është dekoruar me Urdhërin “Hero i Kosovës, me motivacion për trimërinë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.

Osmani ia ka dorëzuar Urdhrin vëllait të heroit, Alfredo Bider, i shoqëruar nga familjarë dhe ish-udhëheqësit e Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe Betejës së Koshares.

Presidentja Osmani theksoi se heroi  Francesco Bider besoi në lirinë e popullit tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

“Ishin pamjet e vrasjeve, djegieve, vuajtjeve të zhvendosurve, pamjet e kampeve të refugjatëve dhe gjithë realitetit të tmerrshëm që kalonte populli ynë nga regjimi gjenocidal të Millosheviqit që e shtyen Francescon t’i bashkohej UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës, ku edhe ra dëshmor”, ka thënë Presidentja Osmani.

Sipas Presidentes Osmani, të gjithë pjesëtarët e UÇK-së i bashkoi kauza e lirisë dhe e drejtësisë kundër tiranisë, gjenocidit dhe shtypjes.

Lajmet FOTO / Osmani dekoron post-mortem pjesëtarin e UÇK-së, Francesco Bider, me Urdhrin “Hero i Kosovës” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>