FOTO / Ngjarja tragjike në Prishtinë që ua mori jetën dy personave, të dyshuarit ende në arrati

Banorët e lagjes Kolovica të Prishtinës u tronditën nga breshëri plumbash javën që e lam pas. Konflikti mes disa personave përfundoi me vrasjen e të riut Egzon Haziri dhe plagosjen e tre personave të tjerë.

Në mesin e të plagosurve rëndë ishte edhe kalimtarja e rastit Zejnie Gashi 48-vjeçare, e cila u dërgua me urgjencë në QKUK, por nuk arriti t’i bënte ballë plagëve të rënda dhe si pasojë u nda nga jeta në spital.

Për tragjedinë e dyfishtë në kërkim policor ndodhen katër persona, vëllezërit Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha për “vrasje të rëndë” dhe Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina për “vrasje në tentativë”.

Lidhur me këtë rast, L.H., ndodhet në paraburgim. Në njoftimin e gjykatës u tha se të pandehurit L.H i është caktuar një muaj paraburgim për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me të pandehurit K.G dhe B.K, të cilët gjenden në arrati kanë  kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

Prokuroria ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale.

Policia po kërkon ndihmë për arrestimin e personave të dyshuar për krimin në Kolovicë.

“Ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj. personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati”, ka njoftuar policia.

Andaj, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, qytetarët luten ta njoftojnë policinë.

Lajmet FOTO / Ngjarja tragjike në Prishtinë që ua mori jetën dy personave, të dyshuarit ende në arrati >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>