FOTO / Maqedonci dhe Jashari vizitojnë “Sistemet Ajrore pa Pilot”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe gjeneral brigade, Ilir Qeriqi vizituan njësinë Sistemet Ajrore pa Pilot (SAPP) në Aeroportin e Gjakovës.
Delegacioni fillimisht është informuar nga lidershipi i njësisë të cilët i njoftuan me kapacitetet, aktivitetet, të arriturat dhe gatishmërinë për t’i realizuar të gjitha aktivitetet në kuadër të misionit të tyre.
Maqedonci dhe Jashari përgëzuan stafin e njësisë së SAPP për angazhimin në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve të tyre. Gjithashtu shprehën përkushtimin e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij kapaciteti bazuar në objektivat MM-së dhe FSK-së.
Postimi i plotë:
Për t’i vëzhguar nga afër operimet me dronët Bayraktar të kryera nga oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, e vizituam njësinë SAPP në Aeroportin e Gjakovës. Aty u njohëm me opercionalizimet e kapaciteteteve të fluturakeve Bayraktar TB-2, të demonstruara nga oficerët e njësisë Sisteme Ajrore Pa Pilot (SAPP).
Me oficerët dhe ushtarakët e mirëtrajnuar dhe të përkushtuar të ushtrisë tonë dhe me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve tona të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndjehet më e sigurtë përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje ta pajisim ushtrinë tonë me sisteme armatimi moderne dhe të sofistikuara, në shërbim të mbrojtjes dhe të sigurisë së Kosovës dhe për ta ruajtur paqen në vend dhe rajon!
Lajmet FOTO / Maqedonci dhe Jashari vizitojnë “Sistemet Ajrore pa Pilot” >> Rahoveci INFO.