FOTO/ Ky është 23-vjeçari që u ekzekutua me snajper në ballkonin e shtëpisë së tij

Një ngjarje tronditëse ndodhi mbremjën e djeshme në Vlorë, ku 23-vjeçari Gëzim Sinomataj u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij.

Ndërkohë, është publikuar edhe fotoja e viktimës, i cili ishte ishte kthyer nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri.

Dy janë pistat kryesore ku po hetohet ngjarja. E para ka të bëjë me larjen e hesapeve. Gëzim Sinomati dyshohet të jetë ekzekutuar për llogari të babait Sokolit por nuk përjashtohen as prishje e pazareve të drogës.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, në zonë nuk ka pasur energji elektrike dhe deri më tani nuk dihet nëse mungesa e dritave ka qenë e qëllimshme apo e rastësishme.

Policia ka shoqëruar 15 persona, familjarë dhe të njohur të viktimës për tu marrë në pyetje, por nga policia mësohet se nuk ka asnjë informacion të vlefshëm për hetimet.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar me një makinë tip BMW, e cila u gjet e djegur pranë shinave të trenit në lagjen “24 Maji”. Në brendësi të mjetit nuk është gjetur arma e krimit.

Lajmet FOTO/ Ky është 23-vjeçari që u ekzekutua me snajper në ballkonin e shtëpisë së tij >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>