FOTO / Kurti vizitoi Dragashin pas vërshimeve

Pas kthimit në Kosovë nga Brukseli, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Komunën e Dragashit, e cila dje është përballur me vërshime të mëdha të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Qeveria ka njoftuar se me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në takimin e zhvilluar me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, kryeministri Kurti i ka falënderuar institucionet lokale për angazhimin e tyre dhe ka ofruar ndihmë të institucioneve qendrore për tejkalimin dhe rimëkëmbjen nga dëmet e shkaktuara, për të cilat do të ketë vlerësim nga komisioni përkatës.

“Qeveria do të jetë pranë jush dhe pranë qytetarëve”, është shprehur Kurti.

Sipas njoftimit, kryetari Xheladini e ka njoftuar kryeministrin për situatën në terren dhe për dëmet e evidentuara në infrastrukturë, për të cilat ka thënë se ka nevojë për ndërhyrje urgjente. Ai i ka falënderuar kryeministrin Kurti dhe ministrin Krasniqi për vizitën, bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt.

Pas këtij takimi, ata kanë vizituar zonat e prekura nga vërshimet e djeshme të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Lajmet FOTO / Kurti vizitoi Dragashin pas vërshimeve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>