FOTO / Kurti vendosi lule te varri i Sami Frashërit në Stamboll

Në ditën e parë të qëndrimit në Stamboll, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi dhe vendosi lule të freskëta te varri i Sami Frashërit, pikërisht në datën e lindjes së tij, më 1 qershor. Pranë pushojnë gruaja, Emine Veliye dhe djali i tij, Ali Sami Yen.

Herën e fundit për vizitë dhe homazhe te varri i Sami Frashërit, kryeministri Kurti ishte në vitin 2019.

“Sivjet, me 18 qershor, bëhen 120 vjet nga vdekja e rilindasit, Sami Frashëri, si dhe 125 vjet nga vepra e tij monumentale “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet”, për të cilën kryeministri Kurti në Ankara, gjatë vizitës në Qendrën Kulturore Shqiptare atje që mban emrin e Samiut, tha se është një gjë shumë e rrallë që një vepër, e cila ka një shekull e një çerek shekulli, të jetë aq aktuale kushdo që e lexon, dhe se si e tillë, ajo duhet të lexohet e rilexohet, mësohet e studiohet nga të gjithë shqiptarët”, thuhet në njoftim.

Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi dhe Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi.

Lajmet FOTO / Kurti vendosi lule te varri i Sami Frashërit në Stamboll >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>