FOTO / Konsullata e Kosovës në Frankfurt shënon Epopenë e UÇK-së

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt ka shënuar 26 vjetorin e Epopesë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook është bërë e ditur se në këtë ngjarje kanë qenë të pranishëm invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së.

“Invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, të cilët i përkisnin zonave të ndryshme operative gjatë luftës, evokuan kujtime nga Epopeja e Luftës Çlirimtare dhe nga beteja tjera triumfuese, prej të cilave buron liria”.

Konsulli i Përgjithshëm, Gëzim Gashi ka theksuar së Epopeja e UÇK-së shënon ngjarjen më të rëndësishme dhe historike për kombin tonë.

“Pas intonimit të himnit shtetëror dhe atij kombëtar, nje fjalë rasti u mbajt nga Konsulli i Përgjithshëm Gëzim Gashi i cili theksoi se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me 5,6 dhe 7 mars 1998 nga Komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari, shënon një nga ngjerjet më të rëndësishme historike të kombit tonë. Ajo ishte beteja që përcaktoi të ardhmën e vendit tonë, nga një periudhë pushtimi në një shtet të lirë dhe sovran”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në ambientet e KP Frankfurt, u shënua 26 vjetori i Epopesë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së.

Pas intonimit të himnit shtetëror dhe atij kombëtar, nje fjalë rasti u mbajt nga Konsulli i Përgjithshëm Gëzim Gashi i cili theksoi se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me 5,6 dhe 7 mars 1998 nga Komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari, shënon një nga ngjerjet më të rëndësishme historike të kombit tonë. Ajo ishte beteja që përcaktoi të ardhmën e vendit tonë, nga një periudhë pushtimi në një shtet të lirë dhe sovran.

Me një përformancë muzikore me tinguj të folklorit burimor u paraqit këngëtari Avdullah Bajrami.

Invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, të cilët i përkisnin zonave të ndryshme operative gjatë luftës, evokuan kujtime nga Epopeja e Luftës Çlirimtare dhe nga beteja tjera triumfuese, prej të cilave buron liria.

Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve dhe të rënëve për liri!

Lajmet FOTO / Konsullata e Kosovës në Frankfurt shënon Epopenë e UÇK-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>