FOTO / Komani, liqenit që ndotja ia rrezikon bukurinë

Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Në fillim të muajit maj në sipërfaqen e liqenit shihej një sasi e madhe e mbeturinave.

Në fillim të muajit maj kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha vizitoi këtë liqe, aty shihej një sasi e madhe e mbeturinave, përfshirë thasë dhe shishe, si dhe gjësende tjera.

Liqeni shtrihet në një sipërfaqe prej 34 kilometrash katrorë, ndërsa gjerësia e tij është rreth 400 metra.

Liqeni rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës. Në të kaluarën, organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit kishin ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por ato sërish janë kthyer në një sipërfaqe të madhe të liqenit.

Në të kaluarën, organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit, kishin ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por ato sërish janë kthyer në një sipërfaqe të madhe të liqenit.

Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike. /REL

Një shenjë paralajmëruese kundër hedhjes së mbeturinave në liqe.
Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike.
 Liqeni i Komanit është i rrethuar nga kodra të dendura të pyllëzuara, shpate vertikale, gryka të thella.
Pamje e ndotjes së liqenit nga mbeturinat.
Një shishe plastike është në mesin e të shumtave, bashkë me mbeturina të tjera që notojnë në sipërfaqen e liqenit. 
Mbeturina të grumbulluara në një cep të liqenit.
Një varkë me turistë në ujërat e liqenit.

Lajmet FOTO / Komani, liqenit që ndotja ia rrezikon bukurinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>