FOTO / Haradinaj: Gjakova e dhimbjeve të mëdha sot festoi 25-vjetorin e çlirimit

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Gjakovës.

Haradinaj ka përcjellur nga afër performancën e Orkestrës Frymore të Gjakovës e cila doli sot për herë të parë pas 105 viteve.

“Gjakova e dhimbjeve të mëdha dhe e krenarisë së veçantë shqiptare feston sot 25-vjetorin e Çlirimit. Ndjenjë e mirë me pa Gjakovën në festë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka marrë pjesë edhe në përurimin e varrezave të dëshmorëve të Gjakovës.

“Në këtë ditë të shënuar u bë edhe përurumi i varrezave të Dëshmorëve të Gjakovës”.

“Gjakovë, gëzuar Ditën e Çlirimit!”, ka shkruar ai.

“I përjetshëm kujtimi për të rënët!”, është shprehur Haradinaj.

Lajmet FOTO / Haradinaj: Gjakova e dhimbjeve të mëdha sot festoi 25-vjetorin e çlirimit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>