FOTO / Grabitje e armatosur në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur

Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 15:15 në Prishtinë në një këmbimore.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri AK-47 dhe se në përpjekje për të parandaluar grabitjen edhe një qytetar ka shtënë me armë zjarri.

“Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast  grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshuari ka shtënë me  armë zjarri  AK-47″.

Tutje u njoftua se i dyshuari i cili dyshohet të jetë i plagosur është arrestuar në Obiliq. Ai thuhet se u plagos nga një qytetar teksa ishte duke ikur.

“Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri”.

“Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje,  kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë  personin dyshuar i cili është i lënduar. Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor”.

Poashtu, policia ka sekuestruar veturën e të dyshuarit si dhe një armë automatike, të tipit  AK-47.

“Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar : -veturën e të dyshuarit, si dhe, -një armë automatike, të tipit  AK-47. Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e  veprimeve hetimore  policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes”.

Lajmet FOTO / Grabitje e armatosur në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>