FOTO / Gjendja alarmuese pas iftarit në sheshin “Adem Jashari”, komuna paralajmëron gjoba

Komuna e Prishtinës doli sot me njoftim me rast të gjendjes së krijuar pas iftarit të mbrëmshëm.

Por mbeturinat e mbetura nga ushqimet nuk janë pastruar, ndërsa gjendja ka mbetur e mjerueshme.

Komuna ka paralajmëruar se do të gjobiten përgjegjësitë, ndërkaq Drejtoria e Shërbimeve Publike ka angazhuar punonjës për të pastruar gjithë sheshin.

“Kjo është gjendja e krijuar pas iftarit të mbrëmshëm i cili u shtrua në sheshin “Adem Jashari”.

Personat që e kanë lënë sheshin në këtë gjendje do të gjobiten nga organet përgjegjëse, ndërsa Drejtoria e Shërbimeve Publike ka angazhuar punonjës për të pastruar gjithë sheshin”, thuhet në njoftimin e komunës.

Iftari i shtrua në sheshin “Adem Jashari”, nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dhe organizata “Swiss Barakah Charity”.

Lajmet FOTO / Gjendja alarmuese pas iftarit në sheshin “Adem Jashari”, komuna paralajmëron gjoba >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>