FOTO / Bardhyl Mahmuti shpallet Qytetar Nderi i Skenderajt
Në 25 vjetorin e çlirimit të komunës së Skenderajt, Bardhyl Mahmuti, ish-Përfaqësuesi Politik i UÇK-së në Zvicër, është shpallur Qytetar Nderi i këtij qyteti.
Ai është ndjerë i nderuar me marrjen e këtij çmimi.
“Në 25 vjetorin e çlirimit të komunës së Skenderajt dhe në Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune. që simbolizon shpirtin e rezistencës sonë kombëtare, më nderuan si asnjëherë më parë, duke më shpallur Qytetar Nderi i komunës heroike të Skenderaj!”, ka shkruar Mahmuti.
Postimi i plotë:
Në 25 vjetorin e çlirimit të komunës së Skenderajt dhe në Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune. që simbolizon shpirtin e rezistencës sonë kombëtare, më nderuan si asnjëherë më parë, duke më shpallur Qytetar Nderi i komunës heroike të Skenderaj!
Përjetësisht mirënjohës për:
Kryetarin e Komunës, z.Fadil Nura,
Kryesuesen e Kuvendit, zonja Adelian Spahiu,
Gjeneralin Sami Lushtaku,
Gjeneralin Jetullah Geci,
Gjeneralin Jakup Nura,
Veteranët e UÇK-së,
Invalidët e luftës,
Asambleistët Kuvendit Komunal.
Lajmet FOTO / Bardhyl Mahmuti shpallet Qytetar Nderi i Skenderajt >> Rahoveci INFO.