Foshnja e vdekur në lavatriçe, Spitali i Pejës del me këtë njoftim

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dalë me sqarim pas rastit të foshnjës e cila e vdekur pasi ishte nxjerrë nga e ëma, dyshohet se ishte futur në rrobalarëse.

Spitali ka shpjeguar se në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Pejës në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatzënë e shtrirë është bërë diagnostifikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi është nxjerrë me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit.

Organet e hetuesisë dhe organet menaxheriale të Spitalit të Pejës janë duke bërë hetime të detajuara lidhur me këtë rast, thotë spitali, duke theksuar se hetimet po bëhen për mënyrën si është ruajtur fetusi i vdekur.

“Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyrën se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e fetuesit të vdekur tek familjarët”, thuhet në njoftim.

Njoftohet tutje se shtatë punonjës të spitalit janë suspenduar.

“Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!