Forumi i Rinisë së LDK-së ndez qirinj për 18-vjeçarin e vrarë në Podujevë

Forumi i Rinisë së LDK-së kanë ndezur qirinj për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu, i cili u vra ditë më parë në Podujevë.

Sipas rinisë së LDK-së, nga kjo ngjarje makabre “është rrezikuar siguria e të rinjve, është shuar shpresa për jetë të mirë”.

“Të rinjve duhet t’u sigurohet më shumë mbrojtje në rrugë, në shkollë dhe në të gjitha vendet ku ata veprojnë”, ka thënë kryetari i Forumit të Rinisë, Paris Guri.

Njoftimi i plotë:

Forumi i Rinisë së LDK-së ndezën qirinjë për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu të cilit padrejtësisht; në mënyrë mizore iu mor jeta.

“Sot, të gjithë jemi Lulzimi!

Ndezëm qirinjë për ta kujtuar Lulzimin, që padrejtësisht e në mënyrë makabre iu morrë jeta në lule të  rinisë!

Lulzimin nuk guxojmë asesi ta shohim si një lajm shtesë në kronikën e zezë. Sot të gjithë jemi Lulzimi, sepse nuk është vrarë vetëm Lulzimi, është rrezikuar siguria e të rinjve, është shuar shpresa për jetë të mirë.

Bashkë me forumin e degës në Podujevë kërkuam, llogaridhënie e përgjegjësi nga institucionet publike, asgjë më pak! Kanë obligim kushtetues për të mbrojtur të drejtat e njeriut! Rasti tronditës i Lulzimit duhet të jetë alarmues për të gjithë; duhet t’i thërrasë ndërgjegjes institucionale dhe ndërgjegjes sonë kolektive në mënyrë që masat parandaluese dhe mbrojtëse për sigurinë e të rinjve të ndërmerren në mënyrë emergjente.

Të rinjve duhet t’u sigurohet më shumë mbrojtje në rrugë, në shkollë dhe në të gjitha vendet ku ata veprojnë”, ka thënë kryetari i Forumit të Rinisë, Paris Guri.

Lajmet Forumi i Rinisë së LDK-së ndez qirinj për 18-vjeçarin e vrarë në Podujevë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>