Foda optimist për rezultate të mira të Kosovës

Selektori i ri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur optimist për rezultate të mira në dy ndeshjet miqësore të marsit, kundër Armenisë dhe ndaj Rumanisë.

Në konferencën e parë si selektor i Përfaqësues së Kosovës, trajneri gjerman zbuloi se në javët e fundit ka bërë shumë udhëtime për t’i përcjellë nga afër lojtarët, ndërsa tregoi se është takuar me disa prej tyre,

Dardanët do të luajnë me Armeninë më 22 mars dhe katër ditë më vonë me Hungarinë me të dyja sfidat që luhen në udhëtim.

“Në javët e fundit kemi udhëtuar shumë, i kemi shikuar lojtarët. Po ashtu, jam takuar personalisht me lojtarët, kishim shumë biseda të mira. Dhe, kemi kënaqësinë të fillojmë të punojmë me lojtarët dhe të luajmë në Armeni. Sot do të marrin pjesë 17 lojtarë në stërvitje, s’jemi ende të kompletuar pasi kanë pasur ndeshje në fundjavë. Ata janë të gatshëm”, deklaroi Foda.“Kemi një plan të qartë të cilit do t’i përmbahemi për ndeshjen ndaj Armenisë. Kemi përcjellë ndeshjet e lojtarëve, por I kemi përcjellë edhe ‘online’ si kanë luajtur dhe kemi përzgjedhur këta lojtarë. Gjithsesi çdo lojtar e ka mundësinë të tregoj veten për lojërat e ardhshme. Së fundi kam punuar në Zuerich dhe pas një periudhe kam nënshkruar kontratën e re. Më ka ardhur oferta prej federatës së Kosovës. Kemi zhvilluar bisedime shumë të mira. Është përmendur se duan të ndërrojnë shumë gjëra në ekip. Kam punuar shumë me lojtarë të Kosovës te Zuerichu dhe te Kaiserslauterni. Kosova ka ekip shumë interesant dhe lojtar shumë interesant dhe jam shumë i sigurt që do të arrijmë rezultate të mira”.

Foda tha se kohëve të fundit ka udhëtuar shumë për të parë edhe nga afër ndeshjet e skuadrave ku luajnë futbollistët kosovarë.

“Ne kemi udhëtuar shumë. Në Bukuresht ishte ndihmësi im. Kemi pasur një grup prej 40-50 lojtarë.Por ne jemi përcaktuar për lojtarët që na kanë magjepsur më shumë. Gjithsesi secili prej këtyre lojtarëve duhet të tregojë më të mirën. Dyert janë të hapura për çdo lojtar. Secili do të ketë rastin për të treguar veten dhe të marr pjesë në ndeshje. Por po duam që këtyre lojtarëve që kemi përzgjedhur të kenë rastin të tregojnë veten. Në të ardhmen do të përcjellim vazhdimisht lojtarët. Këto ndeshje dhe ndeshjet në verë na shërbejnë për të bërë përzgjedhjen e më të mirëve”, ka shtuar ai.

Foda u pyet për mos grumbullimin e tre futbollistëve si Ermal Krasniqi, Qëndrim Zyba dhe top shënuesi i Superligës, Muhamet Hyseni.

Trajneri gjerman deklaroi se të gjithë futbollistët kanë qenë në vëzhgim dhe dera është e hapur për të gjithë edhe në grumbullimet e ardhshme.

“Të gjithë futbollistët janë në vëzhgim tonin. Edhe ata që i përmendët janë pjesë e rëndësishme e Kosovës, por për këto dy ndeshje kemi vendosur për këta futbollistë që janë në listë. Dera është e hapur për të gjithë dhe edhe atyre do t’iu vije mundësia në grumbullimet e ardhshme”.

Lajmet Foda optimist për rezultate të mira të Kosovës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>